Tirana mposht Kukësin edhe me mungesa, supergoli i Rezit i prish debutimin te Partizani Ilir Dajës

04/11/2020 16:11

Tirana e nis sezonin e ri të Kategorisë me “stofin” e skuadrës kampione. Bardheblutë mposhtën 2-0 Kukësin në supersfidën e javës së parë që u zhvillua në Korçë.

Pavarsisht se kishte shumë mungesa skuadra e Emanuel Egbo tregoi dhëmbët që në fillim duke realizuar dy gola të shpejtë me mesfushorin nga Maqedonia e Veriut Najdovksi. Kukësi në harkun e pak sekondave nga goli i dytë i Tiranës, kur kishte kaluar vetëm çerek-ore lojë ishte pranë golit por u ndal nga traversa dhe vetëm aq për verilindorët të cilët pavarsisht përpjekjeve deri në fund nuk arritën të rihapnin sfidën me Tiranën që e menaxhoi shumë mirë avantazhin madje kishte mundësi edhe për të realizuar golin e 3-të ndërsa te Kukësi trajneri Skënder Gega ka ende shumë punë që ekipi të marrë formë pas kaq ndryshimeve në merkaton e verës.

Surprizën e javës së parë e bëri Kastrioti i Ramazan Ndreut që mposhti në Kamëz 2-1 Partizanin. Një supergol i Ermir Rezit 5 minuta para fundit të kohës së rregullt bëri që të niste me një humbje aventura e Ilir Dajës në stolin e të kuqëve. Sfida në Kamëz u zhbllokua pas vetëm 20 minutash lojë nga braziliani Devid ndërkohë që në të 64-ën barazoi përkohësisht për Partizanin me 11-metërsh i rikthyeri Jasir Asani. Barazimi i parë në këtë javë të parë të Superiores u regjistrua në Adush Muça të Ballshit aty ku Bylis dhe Laçi ndanë pikët me një barazim 1-1. Andri Hadroj kaloi në epërsi vendasit me një goditje të bukur me kokë në minutën e 36-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Laçi fitoi një 11-metërsh të cilën e kthehu në gol i përhershmi Nwabueze.

Top Channel