Ylli i hip hopit, Kanye West ka votuar për veten e tij në Uajoming.

Në një video të postuar në Twitter, West, që kishte kandiduar në zgjedhjet presidenciale ka shfaqur një video të votimit të tij dhe ka pranuar:

“Kjo është hera e parë që votoj në jetën time”.

Reperi 43-vjeçar, kishte si bashkëgarues, Michelle Tidball, një 57-vjeçar, këhillues spiritual. Por, edhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian ndau në Twitter momentet e votimit të saj.

“Unë votova”, shkruan ajo duke iu drejtuar më pas fansave: “Po ju?”

Pyetja në fakt ka bërë që një mori fansash të reagojnë, por jo për t’ju përgjigjur pyetjes së saj. Fansat ishin më të interesuar të dinin se për kë Kim kishte votuar, me shumë prej tyre që e pyesnin nëse kishte votuar për bashkëshortin…

E ndërsa disa fansa besonin se Kardashian kishte votuar për të shoqin, të tjerë mendonins e ajo mund të kishte votuar për demokratin Joe Biden, postimet e të cilit në Twitter ajo i kishte pëlqyer shpesh.

Top Channel