SHBA/ Trump fiton në Teksas dhe ngushtohet ndjeshëm diferenca, Biden 220 vota – Trump 213

04/11/2020 07:30

Trump ka fituar së fundmi dy shtete të cila kanë një numër të lartë të votave elektorale. Fitorja në Florida dhe Teksas ka bërë që presidenti i cili kandidon për një mandat të dytë të ngushtojë diferencën.

Teksasi ka 38 vota elektora, ndërsa Florida ka 29 vota elektorale. Trump aktualisht ka 213 vota elektorale.

Ndërkohë kandidati demokrat, Joe Biden së fundmi fitoi në Ishullin Rhode, i cili ka 4 vota elektorale. Aktualisht në total, Joe Biden ka 220 vota elektorale.

Numërimi vazhdon në Arizona, Michigan dhe disa shtetet të tjera që pritet të jenë kyç në përcaktimin e rezultatit. Të dy kandidatët në reagimet e tyre të para që bënë pas votimit u shprehën optimistë për rezultatin.

Top Channel