Liga Arabe i ka bërë thirrje qeverisë brianike të korrigjojë atë që quante “gabim historik” të Deklaratës së Balfour 1917, kur Londra shpalli qëllimin e saj për krijimin e një shtëpie kombëtare për popullin hebre në Palestinë.
Organizata rajonale e vendeve arabe tha dje në një deklaratë se përsërit kërkesën e saj që Britania të korrigjojë gabimin e saj duke e njohur shtetin e Palestinës, padrejtësinë historike që i është bërë atij, si dhe të bëjë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund shtypjes dhe pushtimit të territoreve palestineze.
Liga Arabe thekson se një paqe e drejtë, e plotë dhe e qëndrueshme, mund të sigurohet vetëm nëse Izraeli i jep fund pushtimit të tokave palestineze dhe territoreve arabe që ka uzurpuar që prej vitit 1967, dhe nëse krijohet shteti sovran i Palestinës, me kryeqytet Jerusalemin lindor, al-Quds.
Liga thekson se Deklarata Britanike e Balfour shënoi “nisjen e tragjedisë së popullit palestinez, eksodin masiv nga vendi i tyre dhe ndihmoi spastrimin etnik me zhvendosje të dhunshme dhe shtypje.
Deklarata e Balfour erdhi në formën e një letre nga ish-minsitri i jashtëm britanik Arthur Balfour, drejtuar kreut të komunitetit britanik hebre Lionel Walter Rothschild, dhe është publikuar në 2 nëntor 1917.
Deklarata e bërë gjatë Luftës së Parë Botërore, përfshinte kushtet për Mandatin Britanik të Palestinës pas shkrirjes së perandorisë Otomane.
Ajo konsiderohet gjerësisht si pararendëse e “Nakba-s” palestineze në 1948, kur raportohet se grupe paramilitare hebreje dhe britanike kanë larguar me forcë 750,000 palestinezë nga toka e tyre dhe shpallën ekzistencën e Izraelit.
Top Channel