Kapet qendra e rreme e votimit në Kaliforni/ Shpërndante edhe stampa “Unë votova”

04/11/2020 15:19

Zyrtarët në Orange County, Kalifornia kanë nisur hetimet mbi raportimet se një qendër e rreme votimi për presidencialet e SHBA, është hapur në qytezën e Westminster.

Qendra pranonte vota dhe madje shpërndante stampat tradicionale “I Voted” (Une votova), raportonte Los Angeles Times.

Një aktivist i grupit të të drejtave OCForBlackLives tha në një video në Twitter se duke patrulluar nëpër lagje për manipulime votash, pa një tabelë artizanale ku shkruhej “Vote Here” (Voto ketu) ku hynin njerëz për të votuar dhe dilnin me stampat “I Voted” në duar ose ne veshjet e tyre.

Komisioni zgjedhor i Orange County konfirmoi se qendra në fjalë nuk ishte pikë e regjistruar votimi dhe prokuroria lokale ka nisur hetimet.

E perditshmja Times raportonte se qendra e supozuar e votimit ishte e regjistruar me kompaninë Apogee International, e cila shet produkte të kujdesit për lëkurën dhe zotërohet nga kryebashkiakia e qytezës së Westminster, Dr. Kimberly Ho, e cila kandidon për t’u rizgjedhur.

The Times telefonoi Apogee, dhe burri që u përgjigj tha se pika ishte selia qendrore e fushatës së Ho. Ai nuk komentoi mbi raportimet e votimit të rremë por tha se “Duhet të flisni me avokatin.”

Avokati në fjalë, Van Tran, tha për Times tha se njerëzit nuk po shkonin atje për të votuar por pretendonte se zyra po këshillonte njerëzit për mënyrën sesi të votonin. Por në një video dukej që në të kishte kuti votimi, edhe pse më vonë Tran pretendonte se në kuti nuk kishte vota, por zarfa votash që nejrëzit të praktikojnë.

Aktivistët jashtë zyrës thanë se kjo nuk është e vërtetë. Kreu i organizatës Clarity O.C Justin Frazier tha se “As nuk e di fare kush është kundërshtari i Ho.” /TheWeek/

FOTO GALERI
1/3
Qendra pranonte vota dhe madje shpërndante stampat tradicionale "I Voted"

Top Channel