India refuzon blerjen e dronëve gjuajtës Predator-B: SHBA është partner, jo aleat

04/11/2020 19:09
Droni Predator-B

Qeveria indiane i ka rezistuar “presionit të SHBA” për të blerë dronët gjuajtës amerikanë Predator-B gjatë një takimi ministerial 2+2, të mbajtur në kryeqytetin New Delhi, raportonin sot mediat ruse.

Droni luftarak është i armatosur me katër raketa Hell-Fire, dhe dy bomba 200-kilogramëshe të udhëhequra me lazer.

Burime të qeverisë së New Delhi i thanë rrjetit Sputnik se arsyet e parashtruara nga ministrat vizitorë për mbylljen sa më të shpejtë të marrëveshjes, ishte pasiguria e adminsitratës së re që vjen në SHBA.

Burimet indiane thanë: “Marrëveshja vlerësohet në rreth $3 miliardë. Shtrëngimi financiar është një nga arsyet tona për vendimin, edhe pse jemi ende duke vlerësuar avantazhin që ushtria jonë mund të marrë nga dronët”.

Më herët për mbylljen e marrëveshjes sekretari i mbrojtjes Mark Esper kishte ardhur në New Delhi për të takuar homologët indianë.

Por burimet indiane thanë: “Natyra e lidhjeve Indi-SHBA është më shumë prej partnerësh dhe jo aleatësh, prandaj India nuk do të marrë vendime të nxituara thjesht prej propozimit të Uashingtonit”.

India kishte treguar interes në dronët e prodhuar nga grupi General Atomics in 2015. Por ftohja për dronet amerikanë erdhi pas testeve të suksesshme të dronit autentik indian “Ghatak” muajin që shkoi.

Kreu i forcave ajrore indiane R.K.S. Bhadauria thkesoi se dronët janë një pjesë e rëndësishme e misioneve të mbikqyrjes dhe mbledhjes së inteligjencës.

“Por nëse nis konflikti ato dihet që janë më të ekspozuar ndaj zjarrit të armikut”, shtoi ai.

FOTO GALERI
3/3
Droni Predator-B

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA