Fituesit e pazakontë/ SHBA zgjedh senatoren e parë transseksuale, afro-amerikanin ‘gay’ dhe mbështetësen e konspiracioneve

04/11/2020 17:56

Elektorati i polarizuar amerikan i ka dhënë vendit me zgjedhjet e fundit presidenciale senatoren e parë transseksuale dhe kongresmenin e parë afro-latino-amerikan ‘gay’, dhe gjithashtu deputen e parë mbështetëse të hapur të rrjetit vendas të teorive të konspiracionit ‘QAnon’.

Gjithashtu ka rifituar vendin në kongres ato që njihen si “katërshja progresive demokrate” e grave me ngjyrë – Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley and Rashida Tlaib – ndërsa Sarah McBride u bë senatorja e parë transseksuale në fiton karrige në SHBA.

“Shpresoj që kjo të tregojë të rinjve LGBTQ se demokracia jonë është e madhe edhe për ta,” tha 30 vjeçarja McBride, pas fitores në Delaware.

McBride, ish-zëdhënëse e grupit LGBTQ ka punuar si stazhiere në Shtëpinë e Bardhë me administratën Obama dhe u bë transseksualja e parë që jepte fjalim në konventën demorkate në Filaldelfia në 2016.

Në Vermont, 26 vjecarja Taylor Small, u bë transgjinorja e parë kongresmene e këtij shteti pasi mori 41% të votave.

Small tha se fitorja e saj është “jo një moment historik për veten time por për komunitetin tonë”.

32 vjeçari Ritchie Torres, u bë kongresmeni i parë afro-latino ‘gay’ në SHBA. pas fitores së lehtë në distriktin e 15-të të New York.

“Ai ishte një kandidat i shkëlqyer dhe latini më i ri i zgjedhur në zonë, bir i një nëne të vetme nga Bronx dhe kampion për punëtorët në New York City,” tha Tony Cárdenas, kreu i grupit të të drejtave të popullatës hispanike amerikane Bold PAC.

Demokrati Mondaire Jones, një tjetër kandidat afro-amerikan ‘gay’ për Kongresin, pritet të fitojë në zonë e 17 elektorale të New York.
Ndërsa biznesmenia republikane Marjorie Taylor Greene, është bërë gruaja e parë kongresmene, megjithse është shprehur hapur në favor të grupit të konspiracionit QAnon, pas fitores në Georgia.

Green është hetuar më parë për komente raciste apo urrejtjeje, si dhe mbështetje për konspiracionistët e QAnon, që besojnë se bota komandohet nga një ‘kabalë’ e fshehtë miliarderësh.

FBI e ka përshkruar organizatën si kërcënim i mundshëm terrorizmi të brendshëm, por kjo nuk e ka penguar Greene të merrte mbështetje fushate nga Heritage Foundation, dhe donatorë të tjerë të mëdhenj republikanë.

FOTO GALERI
4/7
Ajo dhe koleget e saj te “katërshes progresive demokrate” e grave me ngjyrë – Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley and Rashida Tlaib

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA