Arrestimi u bë pas një bastisje prej afër 10 orësh në shtëpinë e Krasniqit në Lagjen Velania në Prishtinë nga hetues dhe prokurorë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX.
Avokati mbrojtës, Valon Hasani njoftoi se Krasniqi tashmë është nisur për në Hagë.
Hasani tregoi se veprat për të cilat ngarkohet Krasniqi nuk janë të specifikuara.
Ndërsa familjarë dhe bashkë partiak shprehen shqetësimet për mënyrën e zhvillimit të operacionit.
Përveç Krasniqit, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzë edhe ndaj ish- eprorit të UCK-së, Salih Mustafa, i cili deri tani ka mbajtur një seancë gjyqësore kur ka shprehur pafajësinë për veprat e ngarkuara.
Top Channel