Arrestohet Jakup Krasniqi, dërgohet në paraburgim në Hagë

04/11/2020 23:01

Arrestimi u bë pas një bastisje prej afër 10 orësh në shtëpinë e Krasniqit në Lagjen Velania në Prishtinë nga hetues dhe prokurorë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX.

Dhomat e specializuara të Kosovës nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Jakup Krasniqi u arrestua sot në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”), në Hagë.

Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Në kohën e duhur do të jepet informacion i mëtejshëm duke përfshirë informacion mbi publikimin e aktakuzës me redaktimet e nevojshme. Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA