Nga të gjithë lojtarët e ekipit të parë të Liverpool këtë verë, Xherdan Shaqiri dukej më i mundshmi për të ndryshuar fanelën, dhe për këtë kishte baza të forta. Në kulmin e karrierës së tij, pasi kishte mbushur 29 vjeç, futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e përfaqësueses zvicerane kishte luajtur 7 herë në premier Ligën e kaluar, madje vetëm 7 minuta pas lock-dovvn për shkak të pandemisë.

Megjithatë, pasi vendosi të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në krah të të tjerëve në armatën e kampionëve të Jurgen Klopp, “playmaker” nga Kosova ka provuar se mund të jetë vendimtar siç bëri me asistin që i dha fitoren Liverpulit, kundër Uest hemit.

Menaxheri gjerman i Liverpool pranoi se megjithëse Shaqiri kishte pranuar pa polemika, dy vite të vështira në Merseyside, roli i tij në skuadrën e ekipit të parë tani ishte vendimtar.

‘Shaqiri ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm pas një kohe të vështirë dhe është i rëndësishëm për ne. Ai është futbollist i gjithanshëm. Thjesht jam i lumtur që e kam përsëri. ‘

Klopp i referohet rolit shpesh të nënvlerësuar të Shaqirit në disa nga momentet më të mëdha në dy vitet e fundit, pasi kosovari nënshkroi për 13.5 milionë Paund nga Stoke City në verën e 2018. Por injorimet e vazhdueshme e vendosën shpesh në merkato. Nga 19 Janar deri më 5 Korrik, Shaqiri nuk u përfshi asnjëherë në skuadrën e Jurgen Klopp – gjithsej 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Tani gjermani ka ndryshuar mendje, dhe Shaqiri po lufton për të qenë titullar.

Top Channel