Voyager 2/ Nasa rivendos kontaktet me anijen kozmike 50-vjeçare, 12 miliardë milje larg

03/11/2020 16:59

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka njoftuar se ka rivendosur kontaktet me sondën e saj hapësinore Voyager 2, e cila ka qenë duke lundruar në hapësirë që prej gushtit 1977.

Inxhinierët kanë dërguar një seri komandash në valë radio për Voyager 2 me anë të një antene gjigande, që ishte fikur për riparime që prej marsit.
Voyager 2 i ka marrë thirrjet dhe ka ekzekutuar komandat, thanë shkencëtaret, megjithse është më shumë se 11.6 miliardë milje larg tokës.
Ata thanë se distanca është aq e madhe sa që për të marrë përgjigjen e komandave u nevojitën 35 orë.

“Ajo që e bën këtë detyrë unike është fakti se po punojmë në të gjitha nivelet me antenën. Ky test komunikimi me Voyager 2 na tregon se gjërat janë në binarë sa i përket punës që po bëjmë”.

Mes përmirësimeve të bëra ne antenën satelitore të quajtur DSS43 me vendndodhje Australinë, janë shtimi i dy radio-transmetuesve.

Këto të fundit nuk ishin zëvendësuar prej 47 vjetësh, por tashmë pritet të hyjnë në funksion në shkurt 2021.

Që prej fikjes së pjatës gjigande satelitore, operatorët kishin vetëm disa të dhëna mbarëvajtjeje nga Voyager 2, por nuk mund të jepnin komanda për të.

“Antena DSS43 është një sistem shumë i specializuar. Vetëm dy të tilla janë në botë dhe mbajtja e saj fikur për gati një vit ishte e rëndë për Voyager dhe misione të tjera të NASA,” tha Philip Baldëin, menaxher operacionesh i NASA.

Përveç kontakteve me Voyager 2, riparimet e antenës do të shfrytëzohen dhe për misionet e ardhshme në planetin Mars.

Me të do të komandohet sonda kërkuese në Planetin e Kuq, e cila do të kërkojë për fosile dhe do të ngrejë një dron për pamje dhe mostra ajrore.

FOTO GALERI
1/3
Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka njoftuar se ka rivendosur kontaktet me sondën e saj hapësinore Voyager 2

Top Channel