Verona “kampionia” e ndeshjeve shtëpiake, në “Bentegodi”e pëson edhe Benevento

03/11/2020 00:11

Verona është skuadra me ecurinë më të mirë në ndeshjet shtëpiake në këtë sezon të Serisë A. Skuadra verdheblu mposhti 3-1 Beneveton në “Bentegodi” në ndeshjen që uli siparin e javës së 6-të të elitës së futbollit Italian.

Skuadra e drejtuar nga kroati Ivan Juric e dominoi përgjithësisht ndeshjen ndaj ekipit nga Camapania, edhe pse në një moment sfida u rihap përkohësisht. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli të Veronas, i shënuar nga Barak që në minutën e 17-të.

Lapadula ktheu ekulibrat në rezultat në minutën e 56-të, pas një aksioni model të skuadrës mike, megjithatë 7 minuta më vonë sërish Barak u dha avantazhin vendasve, që shënuan edhe golin e sigurisë me Barak në minutën e 77-të. Kujtojmë që nga minuta e 73-të Benevento luajti me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit të Caprarit me karton të kuq.

Top Channel