Trajneri i Kosovës publikon listën e lojtarëve për tri ndeshjet e radhës, nuk mungojnë befasitë

03/11/2020 15:40

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor; miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” .

Përzgjedhësi Challandes për këto tri ndeshja ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë. Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St.Gallen dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e Kombëtares U21. Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës.

Top Channel