Goli i spektakolar i Zlatan Ibrahimovicit largoi disi vëmendjen nga paraqitja e shkëlqyer ndaj e Franck Kessie-t, i cili ishte më i miri në fushë kundër Udineses së bashku me suedezin. Pas periudhës së bllokimit, futbollisti nga Bregu i Fildishtë është shndërruar në një lojtar i domosdoshëm për “Djallin” në mesfushë.

Stefano Pioli pothuajse kurrë nuk arrin të bëjë pa Kessie-n në mes të fushës: Ish-i i Atalantës është kthyer në nivele shumë të larta dhe tani është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim, jo vetëm në Itali. Bashkë me Bennacer formon një nga çiftet më të spikatura të mesfushorëve qendrorë.

Zërat e merkatos, që e shihnin larg Milanit, tashmë janë larguar. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2022, kështu që ka ende kohë për të gjetur një marrëveshje për zgjatjen, por drejtuesit kuqezi nuk duan të presin gjatë, për të shmangur një situatë tjetër si ajo që po përjetojnë me Gigio Donnarumman dhe Calhanoglu. Prandaj, përparësi i klubit kuqezi është blindimi sa më parë i “presidentit” të dhomës së zhveshjes së Milanit.

Top Channel