Kryeministri i EBA, Sheikh Mohammed injektohet publikisht me vaksinën kineze të Covid-19

03/11/2020 17:21

Kryeministri i Emmirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum ka marrë një dozë vaksine kundër Covid-19 të krijuar nga grupi kinez Sinopharm.

Kryeministri dhe sunduesi i Dubai, publikoi lajmin në llogarinë e tij në Twitter ku kishte vendosur një foto teksa merrte vaksinën e Covid-19.

“Mora sot vaksinën e Covid-19. Ne i urojmë të gjithëve siguri dhe shëndet, teksa mjekët tanë po punojnë parreshtur për të pasur vaksinën për Emiratet e Bashkuara. E ardhmja do të jetë e mirë për EBA,” shkruante ai në postim.

Vaksina e prodhuesve kinezë Sinopharm është më e fundit që injektohet nga zyrtarë të lartë të Emirateve, teksa më herët ministri i jashtëm Sheikh Abdullah bin Zayed Al-Nahyan, dhe zv. kryeministri Sheikh Saif bin Zayed Al-Nahyan gjithashtu kanë marrë vaksina eksperimentale.

Në shtator Bahreain njoftoi se princi i kurorës Salman kishte marrë pjesë në testimet e fazës së fundit të vaksinës kineze Sinopharm.

Muajin e kaluar EBA autorizoi përdorimin e kësaj vaksine si pjesë e masave për mbrojtjen e punonjësve kyçë, dhe të mjekëve që kishin kontakte me pacientët e Covid-19.

Muajin e kaluar autoritetet në EBA kanë aprovuar testet klinike të vaksinës ruse Soputnik V, duke u bërë vendi i parë i Lindjes së Mesme që e bëjnë këtë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA