Foto/ Është një ndër festat më të njohura, ja si e festojnë meksikanët këtë vit “Ditën e të vdekurit”

03/11/2020 06:52

Meksika feston “Ditën e të vdekurit”, një ndër festat më të rëndësishme vjetore të vendit.

Por me mbi një milion të infektuar dhe mbi 91 mijë të vdekur nga Covid-19, “Dita e të vdekurit” merr një tjetër ngjyrim. Eventet publike janë anulluar të gjitha.

Gjithashtu janë anulluar edhe vizitat dhe ceremonitë tradicionale në përpjekje për të mos ndikuar në shtimin e infeksioneve.

“Dita e të vdekurit” është një ndër festat më popullore në Meksikë. Në këtë ditë Meksikanët kujtojnë të dashurit e tyre dhe besojnë se shpirti i tyre kthehet në tokë. Në këtë ditë meksikanët përgatisin ushqime të veçanta dhe bëjnë zbukurime të shtëpive në nder të të dashurve të cilët nuk jetojnë më. Pasi kanë bërë make-up ata mblidhen në sheshe dhe festojnë sëbashku.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel