Dëshmitari i atentateve në Vjenë rrëfehet në Top Talk. Si u shokova nga të shtënat. Kam një shok të plagosur

03/11/2020 18:26
Albi Jaçe në lidhje direkte në "Top Talk"

Mbrëmjen e 2 nëntorit kryeqyteti i Austrisë, Viena, u trondit nga një sulm terrorist në afërsi të një sinagoge, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën të paktën 22 të tjerë.

Autori i dyshuar, u identifikua si një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, i quajtur Kujtim Fejzullai.

Në “Top Talk”, me anë të një lidhje direkte ishte i ftuar Albi Jaçe, një shqiptar që prej vitesh jeton në Vjenë. Ai tha se gjatë momentit të sulmit ka qenë fare pranë vendit të ngjarjes. Gjithashtu shtoi se një miku i tij, një pronar lokali, ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armëve.

Albi Jaçe: Një katastrofë e madhe. Unë punoj shumë shumë pranë vendit ku ka ndodhur krimi. Pas punës ndodheshin në një lokal me një klient dhe me një koleg tjetër. Dëgjova shumë polici, të shtëna, dje ishte dita e fundit të Vjenë për të pirë ndonjë gjë, sepse sot jemi të bllokuar. Meqenëse kisha pirë dy gota verë, më mirë thash të shkoj në shtëpi sepse nuk doja të më kapte policia. Po shkoja në garazh, ku kisha parkuar makinën. Në garazh ishte 10 metra në këmbë ku ka ndodhur krimi. Shkova atje, pash njerëz në tokë, policë me maska, për herë të parë dëgjova të shtënat.

Denis Dyrjaja: Kur dëgjove armët çfarë mendove?

Albi Jaçe: Fëmijët dhe gruan me thënë të drejtën, shkova pak poshtë, isha jo shumë larg. Ku ka ndodhur ky akt terrorist nuk kishte shumë policë, pas pak kohësh u mbush parku i Vjenës me shumë policë. Unë i hipa makinës dhe u nisa për në shtëpi.

Denis Dyrnjaja: Sot është mësuar që njëri nga agresorët ka qenë një 20 vjeçar me origjinë shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, një 20-vjeçar i cili duket se i është bashkuar ideve të ISIS-it. Çfarë thuhet në mediat vendase për këtë njeri?

Albi Jaçe: Unë dua të them që e ardhmja shqiptare, këtë e dëgjoj vetëm nga Shqipëria. Në Austri  Shqipëria nuk përmendet në asnjë mënyrë dhe kjo është e rëndësishme. Ai ka lindur në Austri dhe Vjenë, është 100% austriak. Ai donte të shkonte në Siri, aty e kanë kapur, e kanë futur në burg për 6 muaj, sepse menduan që është shëruar tani, por nuk ishte shëruar dhe bëri krimin skandaloz, vdiqën 5 veta, 22 janë në spital. Edhe një shoku im është në spital, pronar i një lokali. Ai doli për të parë se çfarë ka ndodhur, por e kapi një plumb rikoshet. E gjitha është tek qendra. Dyqanet janë të hapura, por shteti thotë të lutem vetëm por të duhet patjetër. Qendra është e mbyllur, ka policë ende. Para 30 minutash vendi ishte i shokuar, njerëzit nuk thoshin asgjë, ishin të traumatizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA