Dita e gjatë e Amerikës ka mbërritur pikun e saj: miliona amerikanë i janë drejtuar qendrave të votimit duke iu shtuar gati 100 milionë të tjerëve që i kanë hedhur tashmë votat e tyre.

74-vjecari Donald Trump po përpiqet të sigurojë një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, me shpresën se do ta shmangë shndërrimin në presidentin e parë në detyrë që humb rizgjedhjen që prej George W Bush në 1992. Sondazhet paraprake i japin epërsi kandidatit demokrat, Joe Biden 77 vjecar, që nëse zgjidhjet në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të jetë presidenti më i moshuar që merr postin në SHBA pas vetë Trumpit.

Votimet të parakohshme rekord u shënuan për shkak të pandemisë dhe pritet që pjesëmarrja të jetë më e larta në më shumë se një shekull. Qendrat e fundit të votimit që do të mbyllen, do të jenë ato të Alaskës, të mërkurën në 6 pasdite. Rregullat e numërimit ndryshojnë anekënd vendit, ndaj disa shtete nuk do ta mbarojnë numërimin mbrëmjen e sotme. Kandidati demokrat Joe Biden orët e fundit të fushatës i zhvilloi në shtetin kyç te Pensilvanisë. Ish senatori i Delawerit, në përpjekjen e tij të tretë për presidencën amerikane, e nisi ditën me një vizitë në kishën e Wilmingtonit, ku janë varrosur djali i tij, Beau Biden, dhe gruaja e parë e një vajzë.

Trump i hodhi poshtë sërish anketimet që nxjerrin rivalin përpara. “Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për të fituar”, tha ai për Fox and Friends. “ mendoj se po ecim mirë gjithandej. Turmat janë të jashtëzakonshme. Skuadra ime thote se po fitojmë në Texas, Florida e Amazona, e jemi në rrugë të mbarë edhe në Karolinën e Pensilvani”, shtoi ai. John King, i konsideruar guruja zgjedhor i CNN-it, shpjegon se nëse Biden do të fitonte në Florida ose Karolinën e Veriut, apo edhe në të dyja bashkë, Trumpi do të kishte thuajse të pamundur ta merrte veten. Michael McDonald, profesor universiteti në Florida, thotë se demokratët kanë votuar paraprakisht shumë më tepër sesa republikanët, e kjo është dhe tipike e zgjedhjeve amerikane. Partia e Trumpit shpreson të rikuperojë pikë në ditën e votimit. Ajo që mund të përftohet gjatë natës, sipas tij, do të jenë disa të dhëna të cilat do të tregojnë se “nga fryn era”, sidomos në kontetë Bracken në Kentucky e Scioto në Ohio që i mbyllin votimet shpejt e ku katër vjet më parë, Trump shënoi një super fitore.

Top Channel