Ndërsa votuesit amerikanë presin rezultatet që do të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, Twitter, Facebook, Google dhe firma të tjera në internet janë të zëna duke bërë diçka tjetër, thotë VOA: monitorimin e faqeve të tyre dhe marrjen e vendimeve për të përcaktuar se cilat postime janë pjesë e fushatave të keqinformimit dhe kur duhet të ndalohen.

Pas zgjedhjeve të 2016 në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave firmat e internetit u kritikuan për lejimin e aktorëve të sponsorizuar nga të huaj të përdorin rrjetet e tyre për të përhapur dezinformata, ato u zotuan të marrin hapa për t`I mbrojtur më mirë faqet e tyre. Menjëherë pas fillimit të pandemisë së koronavirusit, kompanitë filluan të trajtonin më drejtpërdrejt dezinformatat në lidhje me krizën shëndetësore, thonë vëzhguesit, dhe përdorën mënyra më të automatizuara për të monitoruar përmbajtjen, si inteligjenca artificiale.

Këto praktika tani po përdoren në përpjekjet për të trajtuar dezinformimin që lidhet me zgjedhjet, i tha Zërit të Amerikës Spandana Singh, një analiste e politikave në Institutin e Teknologjisë së Hapur të Amerikës së Re. Firmat po etiketojnë disa përmbajtje që janë të debatueshme dhe, por për shkak se nuk ofrojnë shumë transparencë, nuk dihet sesa të përgatitura janë realisht për zgjedhjet.

Top Channel