Gjermanët e Borussia Monchengladbach konfirmuan se jo më kot ndalën në barazim 2-2 Interin e realin e Madridit, pasi mbrëmjen e sotme triumfuan me rezultatin e thellë 0-6 ndaj Shakhtar Donetsk dhe u ngjitën në krye të grupit me 5 pikë.

Ndaj një kundërshtari që kishte mposhtur Realin në Madrid dhe kishte ndalur Interin në barazim pa gola, gjermanët ia dolën të shënojnë plot 6 herë për të marrë 3 pikë, teksa protagonist ishte Plea që shënoi tre herë, ndërsa goleadën e kompletuan autogoli i Bondar dhe Bensebaini e Stindl.

Atletico e Madridit dominoi në Moskë ndaj Lokomotivës, por nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, duke shpërdoruar jo vetëm raste të shumta, por edhe një mundësi të mirë për të hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e 1/8-ave.

“Los Colchoneros” zhbllokuan sfidën në minutën e 18’, kur mbrojtësi Gimenez shënoi pas një krosimi në zonë, por vendasit fituan një 11-metërsh vetëm 7 minuta më vonë dhe Miranchuk ekzekutoi saktë, duke rikthyer baraspeshën.

Top Channel