54 të vrarë në masakrën etnike në oborrin e shkollës në Etiopi

03/11/2020 19:14

Të paktën 54 njerëz janë masakruar në oborrin e një shkolle në perëndim të Etiopisë, thanë dje të mbijetuarit.

Grupi i të drejtave Amnesty International tha se masakra kishte si objektiv një grup etnik minoritar dhe u krye nga militantë rebelë që grumbulluan të vjetrit, gratë dhe fëmijët për një takim në oborrin e shkollës, para se të hapnin zjarr barbarisht ndaj tyre.

Organizata tha se ushtarët federalë ishin larguar nga zona disa orë para ardhjes së sulmuesve që vranë pa diskriminim etiopianë të grupit etnik Amharas.
Të mbijetuarit thonin se kishin numëruar 54 trupa në oborrin e shkollës.

Një agjenci me lidhje me komunitetin Amhara thoshte se sipas dëshmitarëve, vrasësit kishin grumbulluar rreth 200 njerëz dje për takimin e orës 5 pasdite dhe më pas nisën të qëllonin me armë ndaj tyre. Ata shtonin se gjithashtu 120 shtëpi ishin djegur.

Amnesty tha: “Militantët grumbulluan njerëz që nuk largoheshin dot, kryesisht gra, fëmijë e të moshuar, dhe i vranë. Shumë u fshehën në pyllin aty pranë për të shpëtuar nga sulmuesit. Një nga të mbijetuarit tha se kishte gjetur trupin e vëllait të tij, kunatës dhe të tre fëmijëve në oborrin e shkollën me plagë plumbi.

Të mbijetuarit e sulmit në zonën e Guliso thanë për Amnesty se trupat e ishin tërhequr papritur nga qyteti dhe një orë më vonë erdhën rreth 60 rebelë që e quanin veten “Ushtria Çlirimtare e Oromo”.

Ata thanë se ishin në kontroll të zonës kufitare me Sudanin e Jugut.

Kryeminsitri Abiy Ahmed, shkruante në një postim: “Armiqtë e Etiopisë po përpiqen të marrin kontrollin e vendit dhe ta shkatërrojnë.

Një nga taktikat është armatosja e civilëve dhe kryerja e sulmeve barbare bazuar në identitetin etnik. Kjo është e rëndë”.

FOTO GALERI
2/3
Kryeminsitri Abiy Ahmed, tha se armiqtë e Etiopisë po përpiqen të marrin kontrollin e vendit dhe ta shkatërrojnë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA