Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Podgoricë, Nebojsha Kavariq, deklaroi sonte se situata aktuale epidemiologjike në kryeqytetin e Malit të Zi është jashtëzakonisht serioze dhe dramatike.

Podgorica, tha ai, ka kohë që ka tejkaluar shifrat që dikur ishin parashikuar si skenari më i keq, por që sistemi funksionon si duhet.

Kavariq tha për TVCG se kapacitetet e sistemit shëndetësor janë të mbingarkuara, kështu që riorganizimi është duke u zhvilluar dhe ekipet e klinikave dhe qendrave COVID janë duke u forcuar.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, 491 persona të sapo infektuar me koronavirus, 179 të shëruar dhe dy vdekje u regjistruan në Malin e Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 313, dhe që nga fillimi i vitit- 322. 

Top Channel