Sulmi në Vjenë/ Mediat ndërkombëtare: 7 persona të vdekur

02/11/2020 22:45

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë sinagogës në qendër të Vjenës, ku sipas informacioneve të para një sulmues ka qëlluar në drejtim të policit që po ruante sinagogën.

Ndërkohë mediat e huaja sipas informacioneve paraprake raportojnë për 7 viktima dhe disa të plagosur.

Agjencia austriake e lajmeve APA citoi Ministrinë e Brendshme të vendit të thoshte se një sulmues është vrarë dhe një tjetër mund të jetë në arrati.
Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, tha se të shtënat ndodhën në rrugën ku ndodhet sinagoga kryesore e qytetit, por që nuk ishte e qartë nëse shtëpia e adhurimit ishte shënjestruar.

Sinagoga ishte mbyllur tashmë në kohën e të shtënave, shkroi Deutsch në Tëitter.

Ndërsa, Rabini Schlomo Hofmeister tha për Associated Press se ai pa të paktën një person duke qëlluar me armë zjarri mbi njerëzit të ulur jashtë hekurave në rrugë poshtë dritares së tij.

“Ata po qëllonin të paktën 100 fishekë vetëm jashtë ndërtesës sonë”, tha Hofmeister.

Policia e Vjenës tha se operacioni në qendër të qytetit është duke vazhduar dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin të gjitha hapësirat e hapura dhe transportin publik.

Policia tha se tramvajet dhe autobusët nuk po ndalonin në qendër të qytetit. Ata gjithashtu u kërkuan përdoruesve të mediave sociale të mos postojnë video të operacionit të vazhdueshëm policor, në mënyrë që të mos rrezikojnë oficerët.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel