Rishfaqen peshqit e zhdukur/ Liqeni i Prespës me 24 lloje peshku

02/11/2020 12:36

Pasi prej vitesh nuk gjendej në ujërat e liqenit të Prespës, peshku i Mrenës është rikthyer.

Në pjesën shqiptare të këtij liqeni që ndahet mes vendit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, kjo specie mungonte prej vitesh ndërsa gjatë muajve të fundit është konstatuar fenomeni i rikthimit të saj duke e çuar në 24 numrin e llojeve të peshkut që gjenden në këto ujëra.

Ndryshe nga sa ndodh në zona të tjera ku peshkimi pa kriter kërcënon zhdukjen e specieve të rralla të peshkut, në zonën e Prespës aktiviteti i peshkimit është i moderuar por sipas specialistëve mbetet e domosdoshme ruajtja e balancave në liqen përmes bashkëpunimit me vendet fqinje.

Top Channel