Muslimanët e huaj kanë nisur të lejohen përsëri në Xhaminë e Madhe të Mekës për herë të parë që prej vendosjes së kufizimeve të koronavirusit shtatë muaj më parë.

Nga dje, rreth 10,000 pelegrinë të huaj u lejuan për pelegrinazhin Umrah, të cilin muslimanët e kryejnë zakonisht në çdo kohë.

Të gjithë të ardhurit u vetë-izoluan për tre javë pas ardhjes në Arabinë Saudite, para se të lejoheshin të qarkullonin në Kaaba – qendra e Xhamisë së Madhe dhe vendi më i shenjtë në botë për muslimanët.

Arabia Saudite ka raportuar 347,282 raste me Covid-19 dhe 5,402 vdekje që prej nisjes së pandemisë, si dhe 333,842 shërime nga sëmundja.

Ajo ka nisur hapjen graduale të xhamive dhe reduktimin e masave parandaluese. Rezidentët sauditë u lejuan të kryenin ritet e Umrah muajin që kaloi dhe numrat e lejuar po rriten për të akomoduar pelegrinët e huaj që po vijnë këtë muaj.

Në korrik vetëm 10,000 muslimanë sauditë u lejuan të kryenin pelegrinazhin e Haxhit, i cili në vite të shkuara kryhej nga miliona muslimanë nga e gjithë bota, sic tregojne dhe fotot nga pelegrinazhi i Haxhit në 2016.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA