Ndeshjet në “Elland Road” nuk po i sjellin fat Leeds United, që dy nga tri humbjet e këtij sezoni i ka pësuar në shtëpi. E fundit 1-4 përballë Leicester City-t, në sfidën përmbyllëse të javës së 7-të të Premier League-s.

Ndoshta nga entuziazmi i madh i fitores se thellë 0-3 në fushën e Aston Villas javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa ra në kurthin e “Dhelprave”, që shënuan dy herë brenda 21 minutave loje me Barnes (2’) dhe Tielemans.

Me fillimin e pjesës së dytë, Leedsi mundi të shkurtonte diferencën me Dallas, por ky gol rezultoi vetëm një shkëndijë, pasi Leicester City realizoi edhe dy herë të tjera me Jammie Vardy-n dhe Tielemans me 11-metërsh.

Më herët, Fulhami mposhti 2-0 West Hamin në Londër me gola të Reid dhe Aina, të shënuar në pjesën e parë.

Top Channel