Kosovë, në fuqi masat e reja/ Lokale dhe restorante mbyllen në ora 21.00, por bizneset janë kundër

02/11/2020 19:34

Nga sot sektori i gastronomisë do t’i rikthehet rregullave të vjetra, duke qenë të hapur për klientë vetëm deri në ora 21, dhe pas kësaj ore për të punuar që porosit klientët t’i marrin me vete.

Por reduktimin e punës ata po e kundërshtojnë, duke kërkuar që paralelisht të ketë ndihmë financiare për pagat e punëtorëve, qirat dhe riskun bankar për kreditë.

Në të kundërt ata thonë se punëtorët që do i largojnë nga puna do t’i sjellin tek Ministria e Financave.

Kryetari i Odës Ekonomike thotë se ende nuk ka një shifër të saktë se sa nga bizneset janë mbyllur tërësisht, pasi një pjesë e tyre kanë ndërprerë punën përkohësisht.

Përveç reduktimit të punës së gastronomeve, Qeveria ka vendosur edhe 27 masa të tjera, si ndalimin e grumbullimit të më tepër se 5 personave edhe në ambiente të hapura, ndalimin e organizimeve si seminareve, punëtorive, ahengjeve familjare.

Përgjysmimin e stafit në vende pune në sektorin publik e privat, shfrytëzimin e vetëm gjysmës së hapësirave në transporte, shfrytëzimin e vetëm 30 për qind të hapësirës në aktivitete kulturore.

Personave mbi moshën 65 vjeçare u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë orarit 6:00- 10:00 dhe 16:00-19:00. Jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lirohen nga paraqitja në punë dhe punëdhënësit udhëzohen të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre online nga shtëpia.

Ekipet shëndetësore rikthehen në pikat kufitare dhe aeroport, ndërsa qytetarët e huaj që vijnë nga vendet me risk të lartë nuk mund të hyjnë pa testin PCR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA