Joe Biden bën premtimin e madh për amerikanët: Nëse më zgjidhni, vaksinë anti-Covid falas për të gjithë

02/11/2020 18:04

Vetëm 24 orë larg votimit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati demokrat, Joe Biden, ka bërë një premtim.

Ai ka premtuar se nëse ai zgjidhet President, do të sigurojë vaksinën anti-Covid falas për çdo qytetar amerikan.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kandidati përmes një postimi në Twitter.

Përballë Biden do të jetë Presidenti aktual, republikani Donald Trump që synon një mandat të dytë.

Sondazhi i fundit i kryer nga Fox Neës, tregon se votuesit amerikanë e kanë humbur besimin e tyre ndaj presidenti Donald Trump.

Sipas sondazhit, vetëm 36% e personave të pyetur mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë. Ndërsa në lidhje me koronavirusin, 51% e përsonave mendojnë së është jashtë kontrollit.

Top Channel