Fotot/ Si u veshën socialistët në mbledhjen e sotme, nga xhaketa pink e Margaritit e deri tek kostumi blu i Ramës

02/11/2020 11:03
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së shtabit elektoral

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës së shtabit elektoral të PS-së, ku anëtarët e maxhorancës morën pjesë.

Rama hyri vetëm dhe gjithashtu doli vetëm nga mbledhja duke mos dhënë asnjë prononcim për gazetarët që prisnin jashtë. Rama gjatë ecjes për në makinën e tij i ka dhënë dorën njërit prej fëmijëve që po qëndronte në park, duke krijuar të qeshura  mes tyre.

Ai është parë i veshur me një kostum blu dhe maskë të zezë me trëndafil vishnje, ngjyra simbol e Rilindjes.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur të veshë një këmishë të bardhë, pantallona të zeza e pardesy të zezë, ndërsa po fliste bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk është parë me biçikletën e tij, ndërsa po ecte në këmbë bashkë me ministren e Kulturës Elva Margariti. Ajo ka zgjedhur të veshë një nga trendet e kësaj vjeshte, një xhaketë ngjyrë pink bashkë me pantallona e bluzë të zezë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA