Eksploratori bllokohet me kokë-poshtë në shpellë, në një nga vdekjet më të këqija të mundshme

02/11/2020 21:57

26 vjeçari John Edward Jones, ishte me një grup eksploratorësh amatorë kur vendosi të zvarritej brenda një kalimi të ngushtë të quajtur Nutty Putty Cave, për të mos dalë më kurrë.

Vdekja e eksploratorit të ri entuziast në brendësi të sistemeve të pafundme të shpellave të famshme në Utah, SHBA, duhet të ketë qenë nga më të këqijat e të gjitha kohërave.

Jones, ishte student mjekësie dhe shkonte shpesh në eksplorimin e shpellave me grupin e miqve.

Por në 24 nëntor grupi hasi në shpellën Nutty Putty Cave, e njohur mes eksploratorëve për spërdredhjet e ngushta, kthesat e zvarritjet.

John zbuloi dhe hyri në atë që njihej si Kanali i Lindjes, që është një kalim shumë i ngushtë.

Por babai i një fëmijë, bëri gabim që besoi se mund të hynte në të njëjtat hapësira ku kishte hyrë kur ishte adoleshent, shumë më i ri dhe më trupvogël.

Pasi hyri me kokë në Kanalin e Lindjes, duke avancuar ngadalë në zvarritjen me ije, me bark e me gishta, brenda disa minutave kuptoi se ishte i bllokuar, pa asnjë hapësirë për t’u kthyer apo avancuar.

Vëllai i John, Josh ishte i pari që e gjeti dhe hyri vetëm në kalim duke tentuar ta tërhiqte nga kaviljet por pa sukses. Për fat të keq John rrëshkiti akoma më thellë në kalim dhe u bllokua me krahët e mbledhura në kraharor.

Josh nuk kishte zgjidhje tjetër por ta linte të vëllanë për të dalë vetë nga shpella e të kërkonte ndihmë.

Grupe shpëtimi nga sherifi i Utah nisën një tentativë të komplikuar shpëtimi.

“Është shumë ngushtë, shumë keq, grupet nuk arrijnë dot aty,” tha Shawn Roundy një nga zjarrfikësit.

“Ishte shumë ngushtë por arritëm t’i afroheshim. Arritëm të mbajmë dorën e tij”, thotë ai duke shtuar se më vonë ata ksihin mundur ta lëviznin duke përdorur liratë, por në këtë pikë

John kishte tetë orë që varej me kokë poshtë. Ata arritën t’i jepnin një serum dhe pak ujë e ushqim, madje arriti të flasë me gruan në radion e policisë.

Të gjithë këtu u lehtësuan pak por atëherë ndodhi dhe kthesa më e hidhur.

Një defekt në pajisjet e litarëve bëri që John të binte përsëri në hapësirën ku ishte bllokuar më parë, dhe tashmë operacioni duhet të niste nga fillimi.

“Ai nuk është në gjendje të mirë fizike, ka shumë presion në kurriz dhe në pjesën e sipërme të trupit — por është rezistent dhe po ruan moralin megjithë rrethanat,” tha asokohe rreshteri i policisë Spencer Cannon.

Grupet e shpëtimit nisën të copëtonin gurët e hyrjet me mjete të rënda.

Por pas më shumë se 24 orë me kokë poshtë John nuk arrinte të merrte frymë dhe deri në mesnatë nuk dha më reagime.

Misioni i shpëtimit tashmë u kthye në një mision të rekuperimit të trupit, por edhe kjo nuk ishte diçka e thjeshtë.

“Përfundimisht u mor vendimi se ishte shumë e rrezikshme që grupet e shpëtimit të mbeteshin atu dhe ne e lamë aty ku ishte”.

Hyrja e shpellës Nutty Putty Cave u mbyll me dërrasa dhe u shpall rrezik publik, ndërsa një javë më vonë në të u hodh beton dhe John u betonua aty përgjithmonë.

John la pas gruan e tij Emily e cila lindi një djalë po atë vit dhe mori emrin e të atit.

Një pllakatë përkujtimore për John gjendet në hyrje të Nutty Putty Cave.

FOTO GALERI
2/4
Një pllakatë përkujtimore për John gjendet në hyrje të Nutty Putty Cave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA