Biznesmeni torturohet për vdekje, qëllohet me hark teksa relaksohej me të dashurën në Rusi (Fotot)

02/11/2020 18:59

Një biznesmen i njohur në Rusi si “mbreti i salçiçeve”, është qëlluar me hark dhe torturuar për vdekje teksa relaksohej në shtëpinë e tij me të dashurën.

54 vjeçari Vladimir Marugov, pronar i fabrikave ‘Salçiçe Ozyorsky ‘ dhe ‘Meat Empire’ u vra sot në pronën e tij të gjerë 30 km në perëndim të Moskës, ku ai po qëndronte me të dashurën Sabina Gaziyeva, 36 vjeçe.

Çifti ishin lidhur nga sulmuesit të cilët kërkonin para, teksa Sabina kishte mundur të arratisej nga një dritare dhe të njoftonte policinë nga një shtëpi fqinje.

Biznesmeni ishte torturuar për rreth një orë teksa sulmuesit kërkonin informacione prej tij, sipas raportimeve vendase. Kur policia mbërriti në skenë, ai kishte vdekur nga gjakderdhja dhe disa plagë të dukshme në kurriz e shpatull.

Policia sekuestroi një veturë Citroen dhe një hark, pasi sulmuesit ishin larguar në këmbë nëpër pyll.

Autoritetet hetuese thanë se sulmuesit kishin kërkuar që Marugov të dorëzonte paratë që mbante në shtëpi.

Makina e largimit të sulmuesve u gjet në Istra, qytezë në perëndim të Moskës, me shtëpi të mëdha rurale të njohura si “dacha”, ku rusët e pasur kalojnë fundjavat.

Më vonë dy të dyshuar u arrestuan për ngjarjen.

Kohët e fundit Marugov ishte përfshirë në një debat pronash të profilit të lartë me ish-gruan e tij, poeten Tatyana Marugova.
Gazetat kanë folur për borxhe dhe vështirësi financiare.

Djali 25 vjeçar i çiftit Alexander, vdiq vitin e kaluar në një aksident me motoçikletë.

Komitetii hetimit tha: “Disa njerëz të maskuar hynë në pjesën e saunës së shtëpisë ku pasi lidhën pronarin dhe partneren e tij, kërkuan transferim fondesh”.

FOTO GALERI
3/8
Marugov ishte perfshire ne nje konflikt me ish-gruan, poeten Tatyana Marugova

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA