Shkencëtarët kërkojnë që ushqimeve t’i shtohet vitaminë D për të luftuar Covid-19

31/10/2020 21:17

Shkencëtarët në Britani po kërkojnë që autoritetet të shtojnë vitaminë D në ushqimet masive si buka dhe qumështi, për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

Nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila prodhohet nga trupi i njeriut si reagim ndaj dritës së diellit, mund të shtojë rezikun e prekjes nga koronavirusi ose të vuajtjes së pasojave më të rënda nga sëmundja, sipas disa studimeve.

Javën e kaluar studiues në Spanjë zbuluan se 82% e pacientëve të koronavirusit nga rreth 216 të shtruar në spital, kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Por ka gjithashtu studime të tjera që thonë se nivelet e vitaminës D nuk kanë efekt te Covid-19, gripi apo sëmundje të tjera respiratore.

Defiçenca e vitaminës D shkakton probleme të kockave te fëmijët dhe osteomalaci te të rriturit.

Gjithsesi autoritetet britanike në 10 vjetët e fundit kanë refuzuar thirrjet e grupeve mjekësore për shtim të vitaminës D te ushqimet bazë si qumështi, buka e lëngu i portokallit, edhe kjo praktikohet në vende të tjera si Finlanda, Suedia, Australia e Kanada.

“Në opinionin tim është e qartë se vitamina D jo vetëm mbron kundër ashpërsisë së sëmundjeve por kontribuon dhe në mbrojtjen nga infeksioni,” tha studiuesi John Davies duke kërkuar nisjen e fortifikimit të ushqimeve.

Disa ushqime në Britani fortifikohen me vitaminë D, siç janë drithërat e gatshme të mëngjesit apo kërpudhat. Mielli në Britani fortifikohet me vitaminë B1 (tiamin) dhe B3 (niacin) dhe qeveria po mendon për shtimin e vitaminës B9 (acid folik) për të parandaluar defekte të trurit apo lindjes, si ‘spina bifida’.

Top Channel