Barcelonë/ Protestuesit e koronavirusit përleshen dhunshëm me policinë në pas mbylljes së bareve (Fotot)

31/10/2020 19:25

Mbrëmë protestues kundër mbylljeve të koronavirusit u përleshën me policinë në Barcelonë pas mbylljes së bareve prej shtetrrethimit.

Demonstruesit u përfshinë në beteja rruge me oficerët me veshje të rënda, pas mbylljes së detyruar të bareve, restoranteve e klubeve të natës.

Policët me shkopinj e mburoja shiheshin që godisnin protestuesit e maskuar teksa demonstrimi kundër masave të reja u bë shpejt u dhunshëm.

Policët qëlluan me plumba gome ndërsa protestuesit ngritën barrikada me koshat e plehrave në flakë.

Rreth 1,500 njerëz ishin mbledhur në selinë e qeverisë rajonale të Katalonjës në sheshin Plaça Sant Jaume, por brenda disa minutave nisën përleshjet kur protestuesit hoqën maskat nisën të brohorisnin: “Kjo është vjedhje! Ky është mashtrim!”

Disa protestues të dhunshëm lëshuan gurë e tulla ndaj barrikadave të policëve.

Policia tha se disa protestues ishin të armatosur me bomba tymi teksa sheshi i famshëm i qendrës u kthye në një fushëbeteje.

Trazirat e djeshme ishin më të dhunshmet në Spanjë mbi kufizimet e koronavirusit dhe vijnë pas protestave të ngjashme në Francë, Itali e vende të tjera evropiane.

Kësaj jave Spanja zgjati gjendjen e emergjencës me gjashtë muaj për arsye të koronavirusit, e shoqëruar me ndalime udhëtimi e shtetrrethime.

19 qytetet dhe rajonet autonome të Spanjës kanë vendosur kufizime të përshtatura sipas nevojave specifike.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel