Kompozitori dhe këngëtari i njohur lirik Avni Mula është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Facebook vajza e kompozitorit dhe këngëtarit të njohur, sopranoja Inva Mula.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!’, shkruan Inva Mula, duke njoftuar për ndarjen nga jeta të të atit. Avni Mula është një nga muzikantët më të njohur shqiptar të brezit të vet dhe është autor i kompozimeve të dhjetëra këngeve, dhe pjesëve të tjera si edhe të kolonave zanore të disa filmave.

Ndër më të njohurat dhe të spikaturat e këngëve të kompozuara prej tij të cilat publiku i pëlqen ende, janë “Valsi i Lumturisë”, “Nënë moj do pres gershetin”, “Kënget e atdheut tim”, “Një djep në Barrikadë”. Përveçse kompozitor, ai ka qenë edhe bariton i Ansamblit të Këngeve e Valleve popullore. Në nder të kontributit të dhënë për muzikën dhe artin shqiptar ishte nderuar me titullin “Artist i popullit”.

Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë, në Kosovë. Por më vonë familja e tij u zhvendos në Shkodër dhe pas Luftës së Dytë botërore në Tiranë. Studimet si këngëtar lirik i përfundoi në kosnervtorin Çajkovski të Moskës. gjatë studimeve në Moskë ai u njoh dhe u martua me sporanon Nina Mula, shtetase ruse e cila është ndarë nga jeta disa vite më parë.

Top Channel