“Respekt per Profetin”/ Policia në Londër përplaset me protestuesit muslimanë anti-Macron (Fotogaleri)

30/10/2020 20:49

Policia e Londrës është përplasur sot pasdite me protestues muslimanë që kërkonin “Respekt për Profetin” para ambasadës franceze, duke dënuar qëndrimin e presidentit Emmanuel Macron për karikaturat e Charlie Hebdo.

Demonstruesit u mblodhën me pankarta ku tregohej zemërimi për qëndrimin e autoriteteve franceze si dhe ku dënohej presidenti francez duke u quajtur “terrorist”.

Macron është bërë pikë referimi i botës islamike që kur doli në mbrojtje të karikaturave ordinere të revistës Charlie Hebdo që u përdorën si justifikim për vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit dy javë më parë.

Ndërkohë tre njerëz u vranë dje në Nice në një seri sulmesh urrejtjeje në Francë, te nxitura nga zhvillimet e fundit.

Të tjerë protestues në Londër mbanin foto ku Macron përshkruhej si krijesë djallëzore, apo me një çizme që i shkelte fytyrën.

Policia e Londërs konfirmoi se demonstrata jashtë ambasadës franceze ishte shpërndarë nga autoritetet.

Ata shtonin: “Oficerët nërhynë fillimisht duke inkurajuar pjesmarrësit të shpërndaheshin dhe shumica e tyre e bëri këtë pa probleme. Ata që nuk e bënë u trajtuan me forcë”.

Ndërsa në Pakistan mijëra vetë morën pejsë në protesta anti-franceze duke djegur flamurin. Marshime të ngjashme u kryen në Indi, Bangladesh e Indonezi, ku u dogjën kukulla efigji të Macron.

FOTO GALERI
13/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA