Në studion e emisionit “Shqipëria Live” u fol mbi mashtrimet që bëhen me anë të platformave të komunikimit të rrjeteve sociale.
Persona kryesisht nga vendet e treta, si Nigeri apo Keina dërgojnë mesazhe që njoftojnë fitimin e një shume marramendëse parash, por në fakt ky mesazh është një skemë e pastër mashtrimi. Eksperti i kompjuterave, Tomi Kallanxhi tha se këto fenomene jamë tepër të përhapura.
Ndërsa tregoi rrugët për të kuptuar se jeni duke u mashtruar.
“Gjëja e parë që nuk shkon është që ti nuk mund të bëhesh i pasur një ditë të bukur, është zero. Është më i madh probabiliteti që të vdesim nga një meteor, sesa të bëhemi të pasur nga këto. Mos bëni transferta parash, sepse janë të pakontrollueshme në sistem. Me sisteme si Wester Union mund të klonosh një faqe interneti dhe nuk verifikohet. Të dytën shikoni emrin e asaj bankës, a është e saktë apo jo. Kështu që kjo është një tjetër e dhënë, edhe e vërteton që është një mashtrim kirbenetik”, tha Tomi.
Top Channel