Samsung Electronics raportoi të ardhura rekord prej 59 miliardë dollarësh në tremujorin e tretë, pasojë e një rritjeje prej 50% e shitjes se smartfonëve dhe shtimit të fitimeve nga mikrocipet me 82%.

Fitimi neto i gjigantit koreano-jugor të teknologjisë këtë tremujor llogaritet në $ 8.3 miliardë, apo 49% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. BBC thotë se ky boom shitjesh i Samsungut, ka shumë të ngjarë të lidhet me sanksionet e ashpra që Amerika I ka vendosur rivalit të tij kinez, Huawei.

Samsungut duket po merr pjesën e tregut të Huaweit të gjunjëzuar prej bllokadës amerikane. Uashingtoni e përfshiu për herë të parë këtë kompani në listën e tij te zezë tregtare në maj 2019, duke ngritur shqetësime se përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare. Qeveria amerikane po lobon edhe në Evropë për të përjashtuar kompaninë kineze të telefonisë mobile Huawei nga planet e rrjetit 5G duke e cilësuar si rrezik ndaj sigurisë.

Top Channel