Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike si edhe të sekretarëve të grup seksioneve në Fier i kanë nisur një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në të cilën i shprehin shqetësimin e tyre për mos përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë të kryetarit të degës së tyre Luan Baci.
Ata thonë se si kryesi janë gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me opinionin e komisionit Ruli për të lënë në pritje kryetarin e PD-se ne Fier, Luan Baci dhe jemi te paqartë për kriteret që janë ndjekur për të dalë në këtë opinion.
Në letër thuhet se që nga viti 2013, gjatë gjithë viteve të opozitës dega e fierit ka qenë ndër më aktivet si edhe i kujtojnë Lulzim Bashës se në takimet që kanë pasur me të i ka thënë se : Kontratën e keni me kryetarin tuaj Luan Baci dhe Luani e ka me mua”. Nga ky vendim i komisionit Ruli ata thonë se kanë mbetur të zhgënjyer dhe ne dileme per vazhdimësinë. Kryesia e degës së PD Fier thotë se opinioni i komisionit përzgjedhës së kandidatëve për deputet ka cënuar jo vetëm integritetin e figurës së kryetarit Baci, por edhe punën dhe angazhimin e të gjithë strukturës në këto vite opozite.
Ata i kërkojnë takim Kryetarit Basha dhe në prag të zgjedhjeve të 25 prillit duan që në listën e kandidatëve për deputet të kenë kryetarin e PD-së ne Fier. Top Channel kontaktoi me disa nga drejtuesit lokale te PD-së së Fierit, por ata nuk pranuan që të prononcohen në lidhje me letrën që i kanë nisur kryetarit Basha, deri në pritje të një përgjigjeje prej tij dhe thonë se janë punë të brendshme të Partisë. Top Channel kontaktoi edhe me kryetarin Baci, i cili thotë se respekton punën e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet të PD-së.
Top Channel