Koncert për viktimat e pandemisë/ Bashkia e Tiranës organizon “dritë për nesër”

29/10/2020 12:30

’Drite për nesër’, kështu u quajt koncerti homazh i organizuar nga Bashkia Tirane ne sheshin përpara universitetit te arteve ne nder te viktimave te pandemisë Covid 19.

Me vepra te mëdha te realizuara mjeshtërisht nga Linda Kazani  Marina Kurti, Elita Hoxha Anita Kerhani Artur Vera dhe Erjon Sherri ku regjisor ishte Milto Kutali dhe dirigjente Suzana Turku u luajt muzike per shpresën dhe jetën duke mos harruar te kujtonin 493 viktima te cilët nuk ja dolën te fitonin betejën e tyre me koronavirusin.

Pandemia beri bashke këta artiste te cilët me ane te muzikës kerkojne te percojne drite për një te ardhme me te mire por mbi te gjitha për ti kujtuar dhe njehere te gjithëve se gjithçka varet nga ne, kujdesi qe duhet te tregojmë duke ndjekur me kujdes cdo mase anti covid sidomos vendosjen e maskës e nesërmja do te këtë vërtete me shume drite.

Top Channel