Katër këngëtarët nga Kosova

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet vitin që vjen edhe pse po përballemi me situatën e vështirë të pandemisë së COVID-19.

Plot 26 është numri i artistëve konkurrues sivjet, të cilët pretendojnë për çmimin e parë, me shpresën për të fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2021”.

Si çdo vit, edhe këtë radhë nuk mungojnë emrat pjesëmarrës nga Kosova, të cilët në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH, janë plot katër.

Këngëtarja Festina Mejzini nga Gjakova, e cila ka qenë pjesë e edicionit të parë të spektaklit “X Factor Albania”, do të konkurrojë këtë vit me këngën e titulluar “Kush je ti dashuri”.

Kjo nuk është hera e parë e Festinës në Festivalin e RTSH-së, pasi ajo ka marrë pjesë edhe katër vite me parë me këngën “Atje lart”.

Artisti i ri Mirud, emri i vërtetë i së cilit është Durim Morina, është gjithashtu pjesëmarrës këtë vit e një këngë e cila do të titullohet “Nëse vdes”.

Edhe për Mirudin nuk është hera e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, pasi dy vite më parë kishte garuar në edicionin e 57-të të festivalit me këngën “Nënë”.

Këngëtari i ri nga Prishtina, Fatos Shabani, ka vendosur që ta sprovojë veten për herë të parë në një garë siç është ajo e festivalit të dhjetorit, duke konkurruar me këngën me titull “Ty”.

Dhe i katërt konkurrent nga Kosova në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH është këngëtari nga Gjakova, Florent Abrashi, i cili garon sivjet me këngën “Vajzë”.

FOTO GALERI
1/12
Katër këngëtarët nga Kosova

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA