Autoritetet Shëndetësore në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten raportuan për 1903 persona të infektuar nga koronavirusi i ri dhe 21 vdekje.

Në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës u testuan 2896 persona, nga të cilët 1219 ishin pozitivë për SARS-CoV-2. Në 24 orët e kaluara, 12 vdekje u raportuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ndërsa në Republikën Serbe të Bosnjës u testuan 1371 mostra laboratorike, nga të cilat 649 u konfirmuan pozitive. Në 24 orët e fundit, nëntë vdekje janë shkaktuar nga COVID-19 në Republikën Serbe të Bosnjës.

Edhe në Kroaci sërish është raportuar për shifra të larta të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile tha se me koronavirus janë konfirmuar 2.776 raste të reja. Në këtë vend janë regjistruar edhe 18 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 511.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA