Të gjithë e njohin komedianin Sasha Baron Cohen, i njohur me rolin e Borat ose në rolin e diktatorit Aladin. Por aktori anglez përpara se të krijonte rolin e gazetarit Borat, kishte shpikur personazhin e Kristos, gazetar i rremë nga Shqipëria (me kravatë kuqezi.)

Personazhi i Kristos është një ndër personazhet e hershme të krijuara nga Cohen, konkretisht në vitet 1995 dhe 1996. Roli e Kristos ai e zhvilloi më tej duke nxjerrë si produkt përfundimtar rolin e Borat.

Ju ftojmë të shikoni edhe videon e mëposhtme:

Sasha Baron Cohen, 49 vjeç është një komedian anglez, i cili u bë i njohur për rolet e gazetarit Borat, Ali G dhe diktatorit Aladin. Ai është vlerësuar me dy çmime BAFTA si dhe në vitin 1999, Cohen është vlerësuar si “Komediani më i mirë i ri” nga British Comedy Aëards.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA