“Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe”/ Meta letër Ramës dhe Manastirliut: Çfarë masash keni marrë?

28/10/2020 09:18

“Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe”, kështu shkruan në facebook presidenti Ilir Meta ndërsa njofton se i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu për situatën nga covid.

Nisur nga bilanci i djeshëm i covid Meta thotë se shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Meta thotë më tej se: Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Postimi i Metës

Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5
Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA