Ambasadorja Yuri Kim e ka quajtur një lajm shumë të mirë rikthimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës nga Siria. Ajo thotë se duhet të vazhdohet me këto hapa.
“E mrekullueshme të shohësh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të vijojnë. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan ajo në twitter.
Kujtojmë se dje Floresha Rasha bashkë me fëmijët, Amarin, Emelin dhe Hatixhenë dhe Endri Dumanin u kthyen në Tiranë pas shumë vitesh në kampin al Hol.
Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për t’i sjellë fëmijët dhe Floreshën në Tiranë. Ndërkohë që kthimi në Shqipëri i tyre ka kaluar përmes vështirësish të shumta në territorin Sirian kontrolluar nga Kurdët. I dërguari i Top Channel në Liban, Muhamed Veliu përcolli hap pas hapi kthimin e tyre në Tiranë.
Top Channel