Covid, jashtë kontrollit/Shpërthejnë shifrat në Rajon

28/10/2020 16:26
Foto ilustruese

Situata e pandemisë është përkeqësuar me ritme të shpejta në rajon.

Gati 1.600 raste të reja raportoi Bosnje Hercegovina ku autoritetet shëndetësore po përballen me një shtim të rrufeshëm të shifrave. 36 persona mësohet të kenë humbur jetën atje nga sëmundja brenda 24 orëve. Bilanc në rritje raporton dhe Kroacia, e cila në fillesat e sëmundjes u lavdërua si një prej vendeve që falë masave të shpejta, arriti ta frenonte përhapjen pa fre te koronavirusit. 23 jetë të humbura ka pasur brenda një ditë në këtë vend dhe 2,378 infektime.

Nuk paraqitet më e mirë as gjendja në Serbi. Presidenti Aleksandar Vucic e pranoi se “kjo e sotmja është dita më e vështirë për vendin”, pasi pritet të konfirmohen më shumë se 1,200 të prekur me koronavirus.

“Numri i të shtruarve në spital është dyfishuar krahasuar me të hënën që shkoi, ndërsa ai i pacientëve të vendosur në aparate frymëmarrjeje është më i lartë; ekziston mundësia që të rrezikohet funksionimi i sistemit shëndetësor”, deklaroi kreu i shtetit serb në një fjalim mbi situatën epidemiologjike në vend.

Top Channel