Tregoi se është diagnostikuar me tumor të paoperueshëm në tru/ Këngëtari bëhet baba për herë të dytë…

27/10/2020 16:36

Pak ditë më parë, një nga anëtarët e grupit “The Wanted”, Tom Parker, zbuloi se ishte diagnostikuar me tumor të paoperueshëm në tru.

Kur kanë kaluar 15 ditë nga lajmi që tronditi të gjithë, Tom Parker dhe partnerja e tij, Kelsey, kanë dhënë një lajm të bukur. Ata kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, një djalë.

Lajmi është konfirmuar këtë të martë nga ish-kolegu i këngëtarit, Max George, i cili është shprehur se “30-vjeçarja ka sjellë në jetë vogëlushin javën e kaluar. Ndërkohë 32-vjeçari është mirë dhe i lumtur nga lindja e djalit.

“Unë fola me të dje dhe ai po bëhet më mirë, po bëhet shumë mirë”, ka shtuar Max.

Tom dhe Kelsey kanë edhe një fëmijë 15-muajshe, të quajtur Aurelia.

Top Channel