David De Gea është portieri më i paguar në Premier Leaguen angleze.

Gardiani i Manchester United përfiton nga kontrata me Djajtë e Kuq një pagë prej 413.412 Euro në javë pas rinovimit me klubin në verën e kaluar. Ndjekësi më i afërt i portierit spanjoll në këtë klasifikim të veçantë është pikërisht bashkëkombasi i De Geas, portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga me 165.365 mijë euro në javë, pra me një diferencë prej rreth 250 mijë Eurosh me De Gean.

Dhe të mendosh që tani Kepa e ka humbur vendin e titullarit te Blutë e Londës kundrejt Edouard Mendy.

Podiumin e portierëve më të paguar në futbollin anglez e plotëson Kasper Schmeichel i Leicester me 143 316 Euro në javë. një tjetër e dhënë interesante në këtë pikë është se Alisson Becker, që ndoshta është edhe më i miri në pozicionin e tij në Ligën Angleze, përfiton nga kontrata me Liverpool një pagë prej 99 219 Euro në javë dhe përpara tij janë edhe Pickford, Bernd Leno, Dean hendereson, Hugo Lloris dhe Rui Patricio.

Top Channel