Luftoi me fraktura në këmbë ndaj Gaethje, Khabib tregon “provat”

27/10/2020 17:56

Zbulohen detaje të reja të duelit të fundit të Khabib Nurmagomedov në UFC. Ndërsa ditët kalojnë, rritet miti i luftëtarit nga Dagestani, i cili njoftoi tërheqjen pas suksesit me Gaethje, që ishte i 29-ti radhazi në karrierë.

Khabib e detyroi rivalin e tij amerikan të tërhiqej në raundit e dytë në UFC 254. Sidoqoftë, në konferencën për shtyp pas ngjarjes, Dana White konfirmoi se rusi kishte luftuar me disa fraktura në këmbën e tij të majtë.

“Ne ishim me fat që e pamë atë duke luftuar sonte. Khabib është në spital, ai pati frakturë në këmbë tri javë më parë. Kabhib theu dy gishta dhe një kockë në këmbë, por ai nuk i tregoi askujt. Ai është një nga njerëzit më të fortë në planet dhe luftëtari më i mirë në botë”.

Vetë Khabib ka treguar “provat” përmes historive në llogarinë e tij në Instagram. Luftëtari nga Dagestani ngarkoi një foto të një radiografie të 7 tetorit të kaluar në të cilën shihet një frakturë në njërin nga gishtat e këmbës dhe, menjëherë më pas, ngarkoi një foto tjetër në të cilën ai gisht ishte e mavijosur. Një gjest që i jep edhe më shumë vlerë fitores së fundit të Khabib Nurmagomedov në duelin e tij të fundit si profesionist.

Top Channel