Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 20°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira që herë pas herë do sjellin reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C deri në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 17°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA