Dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar janë ndaluar në Tiranë, si dhe janë arrestuar në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Sa i takon goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po kështu është ndaluar edhe I. Sh., 20 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Mësohet se në pranga ka rënë edhe A. Xh., 47 vjeç, pasi, në rrugën ”Siri Kodra”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu u arrestua në flagrancë E. S., 32 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 53 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel